Film nën qiell të hapur sonte në Shkup

Shkup, 14 shtator – Në kuadër të edicionit të konceptit – Parku veror i Qytetit –  përfshihet edhe Festivali evropian  i filmit CINEDAYS, organizuar nga Qendra kulturore rinore, informon Koha. Si paralajmërim për edicionin e tij të 17-të, QKR përsëri organizoi mbrëmjet e filmave falas përmes Kinemasë në qiell të hapur. Rrëfimi i bukur që filloi në qershor me “Shëruesi” dhe “Avecl’amour” do vazhdoi të enjten (13 shtator), me shfaqjen e një prej filmave më të famshëm nga regjisori Woody Allen – “Njeriu irracional” (Irrational Man).Më 14 shtator (sonte) do të shfaqet filmi spektakular “La Grande Bellezza” nga regjisori italian PaoloSorrentino në Parkun e qytetit. Dy mbrëmjet falas të filmit (të enjtet dhe të premten) fillojnë në ora 20:00 në Parkun e qytetit te Guaca.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com