Athinë, 9 janar – Me takim tet-a-tet me ministrin alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë Jorgos Katrugalos, në orën 11:30 sipas kohës lokale, filloi vizita në Athinë e Zëvendëskryeministrit të angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Menjëherë pas takimit me Katrugalos, Osmani do të realizojë drekë pune me shefin e diplomacisë greke, Nikos Koxijas.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, të dy takimet janë të mbyllura për gazetarët dhe nuk është paraparë konferencë për media.
Zëvendëskryeministri Osmani, nga hoteli ku qëndron, erdhi në këmbë prej njërës nga ndërtesat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, ku edhe e realizoi takimin e parë me Katrugalos.
Që herët në mëngjes flamuri i Maqedonisë është vendosur në ndërtesën qendrore të MPJ-së greke.
Sipas paralajmërimeve në prag të vizitës së Osmanit në Athinë, në takimet me Koxijasin dhe Katrugalos do të hapen çështjet lidhur me integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë dhe tema nga interesi i ndërsjellë.
Osmani, në një intervistë për Agjencinë e Pavarur Ballkanike të Lajmeve – IBNA, deklaroi se vizita së sotme është në drejtim të ndërtimit të besimit mes Shkupit dhe Athinës dhe se vetëm në atmosferë të tillë, është e mundur të bëhet përpjekje për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të dyja palët rreth dallimeve për emrin. Përsërit se gjashtë muajt e ardhshëm janë një shans historik për Republikën e Maqedonisë për të bërë një hap serioz në agjendën euroatlantike.
Mediat greke vizitën e Osmanit, megjithatë, e komentojnë si pikën e parë nga aktivitetet e parapara të janarit rreth çështjes së emrit.