Kumanovë, 25 maj – Sot pritet të filloj rikonstruimi i magjistrales Kumanovë – Kriva Palankë. Bëht fjalë për një gjatësi të rrugës prej 16.6 kilometra, dhe për ndërtimin e saj janë ndarë 7,1 milion euro, kurse rikonstrumi i kësaj magjistrale do të zgjasë afër 9 muaj.
“Rehabilitimi i segmentit nga Kumanova në Stracin ështe pjesë e disa projekteve që në moment po realizohen në funksion të përmirësimit të lidhjeve rrugore me Bullgarinë. Në këtë pjesë të korridorit 8, gjatë muajëve të verës pritet të përfundojë rinovimi i rrugës ekzistuese mes Rankovces dhe Kriva Pallankës me gjatësi 21 kilometra. Paralelisht pritet që në periudhën e ardhshme të punohet në seksionet Kumanovë-Stracin dhe Kriva Pallankë-Deve Bair, me çka në mes Kumanovës dhe Deve Bairit do të mundësohet qarkullimi në fillim të vitit 2022, atëherë edhe kur do të kryhen plotësisht punimet. Për shkak të punimeve nesër do të ndryshohet edhe regjimi i trafikut në atë segment të rrugës.
Për më tepër edhe kompania “Viaduct Trade” njofton se më 25.05.2020 do të fillojnë aktivitetet ndërtimore gjatë rehabilitimit të një pjese të rrugës shtetërore A2 – nga Stacioni i gazit “Vienna Petrol” – Kumanovë, deri në fshatin Stracin, me gjatësi prej16 km, me çka do të ndryshohet edhe regjimi i trafikut, në një kohëzgjatje prej gjashtë deri në nëntë muaj. (koha.mk/H.J)