Shkup, 13 maj – Zëvendëskryeministri Bujar Osmani përshëndeti përpjekjet e Kosovës për përfundimin e autostradës prej 55 kilometrave që çon drejt vendkalimit kufitar Bllacë me Maqedoninë dhe njoftoi se kanë filluar punët përgatitore për projektimin dhe realizimin edhe të pjesës tonë të autostradës, nga Shkupi drejtë VK Bllacë në një gjatësi prej 13 kilometrash. Në video-fjalimin nga autostrada në ndërtim në Kosovë, afër Grykës së Kaçanikut , Osmani tha se si zëvendëskryeministër e udhëheq grupin ministror të angazhuar nga Qeveria për realizimin e këtij projekti. “Sekretariati për Çështje Evropiane tashmë ka siguruar 1.3 milion euro për projektimin dhe studimin e terrenit për realizimin e pjesës tonë të autostradës dhe grupet teknike janë tashmë në terren. Për këtë projekt strategjik shumë është folur në të kaluarën, por për arsye të ndryshme, duke përfshirë edhe ato politike, disi u vendos në harresë”, dekalroi Osmani. Zëvendëskryeministri theksoi se autostradat janë arterie të rëndësishme për zhvillimin e një shteti, por kur lidhen dy shtete fqinje bëhen, tha edhe ura e miqësisë mes njerëzve. Vitin e kaluar në VK Bllacë, tha Osmani, kanë kaluar 2.7 milionë automjete në të dy drejtimet, Maqedonia në Kosovë ka eksportuar mallra me vlerë prej 190 milionë euro, kurse ka importuar mallra me vlerë prej 40 milionë euro. “Kjo flet për suficit të konsiderueshme në favorin tonë. Nëse këtyre numrave i shtojmë 30 milionë euro për qind shpenzime të shtetasve të Kosovës në nivel vjetor në Maqedoni për shërbime shëndetësore, kjo gjithashtu flet për ndikimin e kësaj autostrade në ekonominë e Republikës së Maqedonisë”, tha Osmani. Ai theksoi se edhe eksporti nga Maqedonia në Kosovë, i cili në vitin 2011 ka arritur 420 milion euro, tani është përgjysmuar dyfish për shkak të ndërtimit të autostradës Prishtinë-Tiranë.