Filluan negociatat trepalëshe për formimin e Qeverisë së re të Gjermanisë

11

Berlin, 20 tetor –  Përfaqësues të bllokut konservator të Unionit Demokristian (CDU) dhe Unionit Socialkristian (FDP), të Partisë së Lirë Demoratike Liberale (FDP) dhe të Aleancës e të Gjelbërve, sot i filluan negociatat trepalëshe për formimin e Qeverisë së re të koalicionit në Gjermani. “Tema kryesore, të këtyre negociatave të para të përbashkëta për formimin e a.q. koalicioni  “Xhamajka”, i quajtur sipas ngjyrave të tre partive – e zezë, e verdhë, dhe e gjelbër, të cilat përputhen me ngjyrat e flamurit të Xhamajkës, sipas paralajmërimeve, do të jenë çështjet për tatimet dhe për buxhetin. Negociatat për formimin e qeverisë së re të Gjermanisë filluan të mërkurën me takime të ndara të përfaqësuesve të CDU/CSU me liberalët dhe të gjelbrit, ndërsa në bisedimet e sotme trepalëshe është përfshirë kryeministrja ektuale Angela Merkel. Shefi i grupit ë deputetëve të demokristianëve në Bundestag, Voker Kauder para fillimit të takimit deklaroi se duhet të bëjnë përpjekje për formimin e qeverisë stabile. Sekretari i përgjithshëm i FDP-sç, Nikolla Ber theksoi se takimi i parë do të drejtohet ndaj gjetjes së pikave të përbashkëta të marrëveshjes për qeverinë e ardhshme të koalicionit.

Comments are closed.