Në krahinën federale gjermane Bavaria sot hapen qendrat e para për pranim të emigrantëve, me kapacitet prej 1.000 deri në 1.500 persona, në të cilat do të përpunohen kërkesat për azil, njofton agjencia e lajmeve DPA.
Bëhet fjalë për riemërim të qendrave, të cilët edhe deri më tani shërbyen për pranim të emigrantëve, por me detyrë të re.
Qendrat hapen me insistim të ministrit gjerman të Punëve të Brendshme dhe ish-kryeministrit të Bavarisë, Horst Zehofer, i cili konsideron se është e papranueshme që emigrantët të cilët tashmë kanë parashtruar kërkesë për azil në një vend anëtar tjetër të sigurt të Bashkimit Evropian, të vijnë dhe sërish të kërkojnë azil në Gjermani.
Me këto qendra, sipas Zehofer, do të përshpejtohet procesi i deportimit të emigrantëve, kërkesat për azil të të cilëve do të refuzohen.