Këngëtarja shqiptare ia ‘mbylli’ gojën komentuesit, i cili i tha se edhe ti ke filluar të zhvishesh.
Anxhela Peristeri ka publikuar një video në Instagram, të cilën e kishte shkëputur nga kënga e saj e re “Maraz”, shkruan lajmiNet, transmeton Koha.mk
Miremengjes me “Maraz”! Ju dua të gjithëve”, ishte mbishkrimi që këngëtarja ia ka lënë videos.
Ajo pranoi shumë komente dhe pëlqime nga ana e ndjekësve, kurse një prej tyre i shkruan “Fillove dhe ti me tu zvesh e perdridh prapanicen”.
Anxhela ia ktheu menjëherë dhe i shkroi “faktikisht kam filluar qe 17 vjet perpara po ndoshta se ke vene re”.