Shkup, 16 janar – Pas shpalljes në “Gazetën Zyrtare” të ligjit të gjuhëve, disa funksionarë kanë filluar edhe me zbatimin praktik të tij, njofton Koha.
Kështu që në një dokument të publikuar nga vet drejtori i Byros për ekspertizë ligjore, Valdet Xhaferi, mund të shihet sesi ai komunikimin zyrtar me institucionet tjera ka filluar ta bëjë edhe në gjuhën shqipe.
Kështu, që në një shkresë drejtuar ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Xhaferi në gjugën shqipe kërkon që t’i dërgohet raport për rang listën e notave vjetore për të punësuarit në Byron për ekspertizë ligjore.
Ndërsa, në bazë të ligjit për gjuhët, kërkesës ministria obligohet që t’i përgjigjet në gjuhën shqipe, në rast se nuk respektohet ligji atëherë me automatizëm mund edhe të gjobitet. (Koha.mk)