Shkup, 17 shtator – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski sot e ka nënshkruar Rregulloren për planifikim urbanistik, me çka mundësohet zbatimi i ligjit të ri për planifikim urbanistik.
“Do të mundësojmë zhvillim të vërtetë të mjediseve urbane përmes planifikimit racional dhe human të hapësirës”, tha Boçvarski në konferencën për shtyp në Qeveri, duke potencuar se ligji mundëson përfshirje të vërtetë të opinionit në krijimin e nevojave reale dhe gjendjeve në planifikimin e hapësirës.
Sipas tij, vendosen rregullore serioze në pjesën e sjelljes së planeve urbanistike dhe mbrojtjes së gjelbërimit, siç është parashikuar votimi i dyfishtë në Këshill përmes organit pjesëmarrës në të cilin do të marrin pjesë qytetarë, persona profesional, grupe këshilldhënëse, të cilët do të kenë kontroll të tërësishëm në sjelljen e planeve urbanistike detajore.
“Apeloj dhe kërkoj përfshirje të qytetarëve. Kjo është rregullore ideale përmes së cilës mund të përfshihen të gjithë, por prej këtu e më tutje mbetet përfshirja e qytetarëve të mos vijmë në situatë pas PDU-së të dalin reagime të qytetarëve sepse atëherë ai reagim realisht edhe është i vonuar. Piërisht për shkak të kësaj Rregullorja ishte tërësisht e harmonizuar me arkitektët, profesorët, odat, shoqatat qytetare. Gjatë sjelljes janë dhënë 410 qëndrime, në aspektin juridik-ligjdhënës 330. Mund të jemi të bindur se urbanizmi do të bëhet mjeti për zhvillim të vërtetë të shtetit, ndërsa jo diçka përmes së cilës do të bëhet uzurpimi i hapësirës”, sqaroi Boçvarski.