Në Maqedoni dhe në hemisferën veriore sot fillon vera, ndërsa njëkohësisht në hemisferën jugore fillon dimri.
Në Maqedoni vera fillin në orën 12 e 7 minuta. Kjo e 172 ditë e vitit është më e gjata dhe do të zgjasë 15 orë e 14 minuta. Dielli lind në orën 4 e 58 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 20 e 12 minuta.
Sipas parashikimeve nga sinoptikët, dita e parë e verës do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të zbresë në 16 gradë, ndërsa e ditës do të ngritet në 31 gradë. UV-indeksi do të jetë 8.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri 19 gradë, ndërsa e ditës prej 21 deri 34 gradë.
Paqëndrueshmëri lokale do të ketë të premten në orët e pasdites kur do të fillojë të fryjë erë e përforcuar. Gjatë fundjavës do të ketë shi lokal, por pa bubullima, ndërsa nga e hëna pritet mot me vranësira me reshje më të rrëmbyeshme të shiut.
Vera do të përfundojë më 22 shtator kur do të fillojë vjeshta.