Kërçovë, 24 shkurt – Krahas të punësuarve në spitalin e përgjithshëm, të cilët prej dje filluan me vaksinim për Kovid-19, për këto dy ditë do të vaksinohen edhe 59 punonjës shëndetësorë, drejtpërdrejtë të përfshirë në shërimin e të sëmurëve nga ky virus.
Prej sot fillon vaksinimi i të punësuarve nga Shtëpia e shëndetit në Kërçovë, të cilët në disa grupe do ta pranojnë vaksinën në Kovid-qendrën modulare në Shkup.
“Sot grupi i parë i të punësuarve tanë do ta pranojnë vaksinën kundër Kovid-19 në Kovid-qendrën modulare në Shkup. Pastaj të punësuarit tjerë nga ndihma e shpejtë, të ndarë në katër grupe me nga gjashtë persona, do të udhëtojnë për në Shkup që të vaksinohen. Tani për tani vaksinë do të pranojnë vetëm të punësuarit nga ndihma e parë, ndërsa prej 32 të punësuarve në këtë shërbim, katër nuk pajtohen që të marrin vaksinën kundër Kovid-19”, informoi drejtori Xhabir Bajrami.
Ai theksoi se pas arritjes në vend të sasive më të mëdha të vaksinave, do të vaksinohen të gjithë të punësuarit në Shtëpinë e shëndetit.
“Pasi vendi disponon me numër të kufizuar të vaksinave, për këtë shkak në grupin prioritar, janë vetëm të punësuarit në ndihmën e shpejtë, të cilët për çdo ditë janë në kontakt të drejtpërdrejtë me të sëmurë të ndryshëm, pra edhe nga Kovid-19, dhe për këtë shkak atyre u jepet përparësi gjatë vaksinimit. Kur të arrijnë sasitë e paralajmëruara më të mëdha, atëherë do të vaksinohen të gjithë të punësuarit tjerë nga Shtëpia e shëndetit – Kërçovë”, shtoi drejtori Bajrami.