Fillon Teatri i Ri i Hapur, 18 shfaqje deri më 28 shtator

Shkup, 20 shtator – Tetëmbëdhjetë shfaqje prej sot deri më 28 shtator do t’i ofrojë programi i 43-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Teatër i Ri i Hapur” (TRH). Do të prezentohen më shumë se 200 artistë në tetë skena të kryeqytetit.

“TRH për nga zhanri, estetika dhe programi është më ndryshe  si tërësi se festivalet e deritanishme. Nëntë mbrëmje të festivalit me shfaqje nga shumë vende evropiane, me programe edhe nga Egjipti dhe Rusia”, tha në pres konferencë me rastin e festivalit Ruse Arsov, drejtor i Qendrës Kulturore për të Rinj – organizator i TRH.

Festivali sonte nga ora 20 në Teatrin Popullor  të Maqedonisë (TPM) do të fillojë me një shfaqje belge “Bllokbaster” e “Kolektiv Menzuel”. Temat të cilat i hap kjo shfaqje janë varfëria ekstreme në botë, si dhe problemet ekologjike të planetit.

Bëhet fjalë për një shfaqje – parodi filmike, e krijuar me më shumë se 1400 kuadro nga 160 filma të Holivudit. Gjatë shfaqjes, filmi shfaqet në prapavijë, ndërsa anëtarët e “Kolektiv Menzuel” në skenë i prodhojnë të gjithë tingujt dhe zhurmët, dialogë dhe muzikën.

Kompania teatrale portugeze e Zhoa Garsia MIguel do të prezantohet me “E vramë qenin e ndyrë” –  pjesë e projektit “Valët afrikane”, ndërsa “Ruta ballkanike” do të prezantojë itinerarin përmes të cilës ka ecur regjisori teatror dhe filmik Franc Fon Stolhen, me skenarin e të cilit itinerari fillon si shfaqje teatrore. Në këtë shfaqje merr pjesë edhe aktorja nga Maqedonia, Natalia Teodosieva.

Në festival do të performojë dhe “Pyll i çuditshëm” i koreografes Iskra Shukarova, të cilën e prezanton me studentët e Fakultetit të artit muzikor (FAM), si dhe premiera “Shiiit” e grupit të brendshëm të pavarur teatror “Artopia” me regji nga Irem Ajdim.

Në TRH e 43 do të prezantohet edhe shfaqja më e re e Teatrit popullor të Manastirit “Maqedonia e re” me regji nga Kokan Mladenoviç, satirë e angazhuar shoqërore, e cila i referohet megalomanisë historike të pushtetit të mëparshëm të Maqedonisë.

Teatri i ri i hapur do të mbahet në tetë skena në Shkup – Teatri Kombëtar i Maqedonisë, Opera dhe Baleti i Maqedonisë, Kino Kulturë, Filarmonia e Maqedonisë, Salla universale, Kinemaja Frosina – Qendra Kulturore Rinore (QKR), Salla e vallëzimit në QKR dhe Teatri i dramës.

Festivali do të ketë program të pasur – dy koncerte, ekspozitë “Skenografe 35” – retrospektivë e karrierës 35-vjeçare të Kërste S. Xhidrov, shënimi i 70 vjetorit të rrjetit ndërkombëtar të Institutit Ndërkombëtar të Teatrit të UNESKO-s , me prezantimin e autores së dramës, skenariste e filmit dhe aktore nga Rusia, Jaroslava Pulinoviç dhe promovimi i librit elektronik “Dramë e gjorë e vogël e pasur”.