Shkup, 4 prill – Me shfaqjen “Orlandina” më 4 prill në Teatrin Popullor të Maqedonisë do të hapet solemnisht Tanc fest, në të cilin do të paraqiten artistë dhe kompani nga Franca, Zvicra, Sllovenia, Austria, Letonia, Lituani, Çekia, Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Maqedonia.
“Para hapjes do të ketë muzikë të Kraftver dhe pjesëmarrje të 90 fëmijëve nga studiot e vallëzimit Break the floor nga Shtipi, pas së cilës artistit francez, kërcimtar dhe koreograf Didie Deshan do t’i ndahet çmimi “Menada” për arritje të larta në fushën e kërcimit.
Në kuadër të programit do të mbahet edhe premierë në Shkup e teatrit të kërcimit “Ekzistimi” më 11 prill në QKM. Premierat në Teatrin e kërcimit Shkup do të shfaqen më 16 dhe 17 prill në skenën e Teatrit popullor Veles.
Programi do të mbyllet me performimin e kompanisë franceze “Pokemon” dhe shfaqjen “Silancë… on tourne!” më 23 prill në ora 20 në Teatrin Popullor të Maqedonisë.