Shpërngulja e madhe nga aeroporti Ataturk në mega aeroportin e ri të Stambollit do të fillojë sonte, deklaroi ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës Xhahit Turhan.
Ai informon se operacioni i parë i shpërnguljes së madhe do të zgjasë 45 orë. Të gjitha fluturimet e të dy aeroporteve do të ndërpriten në afat prej 12 orësh.
“Fluturimi i fundit nga aeroporti Ataturk do të realizohet më 6 prill në orën 02:00 sipas kohës lokale. Fluturimet në aeroportin Stamboll gradualisht do të rriten pas orës 14:00 më 6 prill”, kumtoi Turhan.
Ministri theksoi se së paku 300 aeroplanë çdo ditë fluturojnë nga aeroporti Ataturk, ndërsa vitin e kaluar ai ka realizuar 465.000 fluturime.
Pas përfundimit të të gjitha fazave, aeroporti Ataturk do të bëhet qendër globale për aviacion, informon Ataturk.
Aeroporti Stamboll zyrtarisht ishte hapur më 29 tetor, në 95 vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë. (koha.mk)