Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde sot është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes kundër Getafes, që blaugranët e zhvillojnë të shtunën. Teknikut të katalunasve i është parashtruar pyetja rreth përgatitjes fizike të futbollistëve, pas deklaratave kontraverse të Gerard Piques, raporton Periskopi, përcjellë gazeta Koha.
Qendërmbrojtësi i Barçës kishte kritikuar përgatitjen fizike të skuadrës, duke thënë se më shumë kanë udhëtuar se që kanë zhvilluar ndeshje përgatitore në parasezon.
E Valverde sot iu kundërpërgjigj atij me demantim.
“A është skuadra fizikisht në një moment ideal? Nuk i kushtoj shumë rëndësi kësaj teme. Shumë njerëz flasin për atë për të justifikuar diçka. Askush nuk e kupton përgatitjen fizike. Këtu ka shumë ndeshje njëra pas tjetrës. Ekipi është në rregull, minus disa pengesa. Unë nuk e fajësoj parasezonin. Ne e dimë se ku jemi”, u shpreh ai.
Kujtojmë se aktualisht katalunasit pozicionohen në vendin e gjashtë në La Liga me 10 pikë.