Shkup, 11 maj – Prej sot filluan punimet për rikonstruimin dhe rregullimin e Bulevardit përgjatë Bit Pazarit. në këtë pjesë është parashikuar të ndërtohet stacion taksie, korsi për këmbësorë, hapësirë e gjelbër dhe stacion ku mund të ndalen autobusë me turistë të cilët e vizitojnë Çarshinë e Vjetër të Shkupit, njofton Koha.
“Nga dita e sotme filluan punimet për rikonstruimin e bulevardit përgjatë Bit Pazarit. Në këtë pjesë është i paraparë ndërtim i një taksi stacioni, rrugë për këmbësorë, hapësirë të gjelbër dhe stacion ku do të mund të ndalen autobusët që do të bartin turistë për në Çarshinë e Vjetër”, ka shkruar në Facebook, numri një i Çairit, Visar Ganiu. (koha.mk)