Fillon regjistrimi i nxënësve në arsimin e mesëm

Në shkollat e mesme publike në Maqedoni sot dhe nesër  (28 dhe 29 qershor) është afati i parë i paraqitjes dhe regjistrimit në afatin regjistrues të qershorit. Rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të shpallen më 30 qershor. Testimi kualifikues do të organizohet në shkollat për arsim të mesëm më 3 korrik, ndërkaq rezultatet do të shpallen më 4 korrik.

Dokumentet e nevojshme për paraqitje dhe kriteret dhe kushtet janë përmbajtur në Konkursin të cilin Ministria e Arsimit dhe Shkencës e shpalli në fund të marsit dhe është vendosur në ueb-faqen e saj (www.mon.gov.mk). Paraqitja e dytë e afatit regjistrues të qershorit dhe regjistrimi i nxënësve do të bëhet më 5 korrik, ndërkaq rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të kumtohen më 6 korrik.

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në afatin e gushtit do të jetë më 24 gusht, ndërkaq rezultatet nga regjistrimi i nxënësve dhe vendet e lira do të kumtohen më 25 gusht. Shkollat të cilat në të dy afatet regjistruese nuk do t’i plotësojnë vendet e caktuara të nxënësve për regjistrim do të vazhdojnë me regjistrimin e nxënësve deri më 31 gusht 2017. Për shkak të heqjes së testimit ekstern, janë bërë ndryshime në Konkursin e shpallur në të cilin janë fshirë kushtet lidhur me rezultatet nga kontrollimi ekstern i arritjes së suksesit të nxënësit.