Një nga centralet më të mëdha të erës në det me 150 turbina ere janë vënë në funksion në Detin e Veriut, rreth 85 kilometra nga brigjet veriore të Holandës, transmeton albinfo.ch. Parqet e erës duhet të plotësojnë nevojat për energji të 1.5 milionë banorëve apo 785.000 familjeve me kapacitet të plotë prej 600 MW. Projekti është me vlerë 2.8 miliardë euro dhe i projektuar në vitin 2010. Në këtë projekt, përveç dy kompanive holandeze, mori pjesë edhe në një kompani kanadeze dhe “Siemens”-i gjerman.