Fillon “Panfiz 2017”

Shkup, 7 tetor – Gjashtë shfaqje nga Franca, Gjermania, Rumania, Bullgaria dhe dy nga Serbia do të jepen në Festivalin e 10-të internacional të pantomimës dhe teatrit fizik “Panfiz” që do të mbahet prej sot deri më 10 tetor në skenën e vogël të Teatrit popullor të Maqedonisë. Në edicionin e sivjetmë jubilar do të marrin pjesë përforcues të pantomimës me estetika të ndryshme, disa prej tyre tashmë kanë marrë pjesë në “Panfiz” në vitet e kaluara, disa janë edhe fitues të çmimeve të këtij festivali, siç është Gerasim Dishliev nga Franca i cili e mori çmimin në vitin 2009. Më 8 dhe 9 tetor do të ketë nga dy shfaqje në terminët prej 19:30 dhe prej orës 21:30 – “Homo Amerikanus” i Pol Cimperou nga Rumania dhe “Pasuria” e duos bullgare Veki Bojs (të dielën) dhe “Rrëfime të shkurtra vizale” të duos Mimikri nga Gjermania dhe “Postkuartet” i Puls teatrit nga Llazarevci, Serbi (të hënën). Edhe këtë vit “Panfiz” do t’u kushtojë vëmendje personave me nevoja të posaçme. Të martën, 10 tetor, do të jepet shfaqja “Loti i parë”, sipas rrëfimit nga Borisov Stankoviq, me të cilën do të marrë pjesë organizata komunale e personave të shurdhër nga Vranja. Pas kësaj shfaqje do të ndahet Çmimi për shfaqjen më të mirë në “Panfiz 2017” që është nën patronatin e Rosen Pacov nga Bullgaria. Në hapje do të promovohet monografia për festivalin e autorit Todor Kuzmanov.