Fillon Panairi i 43-të për mobilje në Shkup

44

Shkup, 21 mars – Në Panairin e Shkupit prej sot e deri më 26 mars mbahet Panairi i 43-të ndërkombëtar i mobiljeve, pajisjes për amvisëri dhe objekte publike, repromateriale dhe makina për industri të mobiljeve. Mbi 400 ekspozues nga Maqedonia, Serbia, Kroacia, Greqia, Italia, Bosnja e Hercegovina dhe Sllovenia në gjithsej 11 salla me mobilje dhe pajisje për amvisëri, si dhe një sallë e dedikuar për makina dhe repromateriale për industrinë e prodhimit të mobiljeve. Panairi do të jetë i hapur prej orës 10 deri në orën 20, çmimi i biletës është 100 denarë për vizitë individuale dhe 50 për vizitë grupore dhe studentë. Çdo vit Panairi i mobiljeve ka mbi 50.000 vizitorë, ndërsa sivjet përveç ekspozuesve të mobiljeve, do të marrin pjesë edhe disa banka dhe kompani sigurimi të cilët vizitorëve do t’u ofrojnë volitshmëritë për kreditim dhe sigurim të shtëpive të tyre.

Comments are closed.