Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) kumtoi se sot fillon pagesa e subvencioneve për duhanin nga rekolta 2017. Me këtë rast, minsitri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, drejtori i Agjencisë pagesore, Nikollçe Babovski dhe drejtori i Inspektoratit shtetëror për bujqësi, jane Stankoski do të mbajnë konferencë prë shtyp në fshatin Ivanjevci, komuna e Mogillës, ku do të kumtohen hollësitë rreth pagesë së mbështetjes. Sipas MBPEU-së, subvencione të rritura për duhanin nga rekolta 2017 do të marrin mbi 23.400 kultivues të duhanit.
“Këtë vit u arrit çmimi më i lartë mesatar prej 217,6 denarë për kilogram, përderisa me mënyrën e re të subvencionimit të shtuar në tre nivele që fillon me rekoltën 2017, për klasë të parë subvencioni ëstë 80 denarë, për të dytën 70, ndërsapër të tretën dhe të katërtën si dhe për klasët plotësuese është 60 denarë”, informoi Ministria. Çmimi i modelit të ri të subvencionimit është të nxiten kultivuesit e duhanit të prodhojnë duhan më cilësor në mëynrë që të marrin subvencion më të lartë. Prodhimtaria e duhanit në Maqedoni realizon derdhje devizash prej rreth 100 milionë euro në vit.