Tetovë, 6 mars – Në fshatin Novo Sellë të Komunës së Zhelinës, është vendosur gurë-themeli për ndërtimin e xhamisë së re. Kjo xhami ndërtohet me mjete të bashkëfshatarëve, ndërsa në vendosjen e e gurë-themelit kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Muftinisë së Tetovës dhe Komunës së Zhelinës. Fillimin e ndërtimit të xhamisë së re për banorët e Novo Sellës, e ka përshëndetur edhe muftiu i Muftinisë së Tetovës Qani Nesimi. Lidhur me iniciativën për ndërtimin e xhamisë kanë folur edhe përfaqësues të këshillit të xhamisë dhe imami i fshatit dhe nga Komuna e Zhelinës. Përndryshe, xhamia e re pritet që të përfundojë së shpejti dhe të jetë e gatshme për kryerjen e ritualeve fetare, ndërsa ndërtohet në vendin ku ka qenë xhamia e vjetër. (u.h.)