Athinë, 2 nëntor – Prej sot fillon me punë Komiteti i përbashkët ndërdisiplinor i ekspertëve (KPNE) për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore nga Maqedonia dhe Greqia, kumtojnë nga MPJ-ja greke.
“Marrëveshja e Prespës është e qartë në atë se puna e komisionit do të fillojë përkohësisht, derisa marrëveshja të hyjë në fuqi. Puna e përkohshme e dakorduar është rezultat i njohjes së të dy palëve që deri atëherë duhet të sillen të gjitha vendimet e nevojshme që nga viti i ardhshëm shkollor, asnjë tekst shkollor ose material ndihmës shkollor të mos përmbajë përmbajtje irredentiste/ revizioniste, siç kërkohet në Marrëveshjen e Prespës”, njoftojnë nga MPJ greke.
Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, shpjegojnë se dihet që për të zbatuar vendimet lidhur me tekstet shkollore, duhet kohë prej disa muajsh dhe për këtë vendimet duhet të sillen në kohë që të mundësohet zbatimi i tyre pasi të hyjë në fuqi Marrëveshja e Prespës.
Ambasadori Viktor Gaber, i cili e udhëheqë ekipin e Maqedonisë, para dy ditëve, për MIA-n paralajmëroi se takimi do të mbahet në Selanik në fund të kësaj jave.
Siç njoftoi MIA muajin e kaluar, emrat e anëtarëve nga ana e Maqedonisë dhe Greqisë u dorëzuan në Parlamentin grek, në marrëveshjen me shkrim të ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Koxias pas pyetjes të deputetes të Demokracisë së Re Sofia Vultepisi.
Në pajtim me nenin 8 paragrafi 5 nga Marrëveshja e Prespës, prej 17 qershorit, në shtator u formua Komitet i përbashkët ndërdisiplinor i ekspertëve (KPNE) për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore.