Fillon kthimi i qytetarëve të ndodhur jashtë vendit, nesër dy fluturime deri në Zagreb dhe La Valeta

58

Shkup, 26 mars – Gjithsej 5.250 qytetarë të Maqedonisë së Veriut të ndodhur jashtë vendit i janë përgjigjur thirrjes së MPJ-së, që zgjati deri më 22 mars në orën 18:00, për kthim të organizuar në vend. Prej tyre, 2.900 qytetarë janë deklaruar se dëshirojnë të kthehen dhe pranojnë detyrimisht të kthehen dhe pranojnë detyrimisht të shkojnë në karantinë shtetërore dhe ta paguajnë çmimin e biletës së aeroplanit, informon sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Zoran Popov.

Në deklaratë për TV Tellma, Popov paralajmëroi se nesër në mesditë do të realizohen dy fluturimet e para çarter – deri në Zagreb dhe deri në La Valeta në Maltë.

“Dje në mëngjes, Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë u bëri thirrje publike aero-kompanive dhe tur-operatorëve në Maqedoninë e Veriut me kusht të vetëm, çmimin më të ulët të biletës. Për dy fluturimet e para tenderin e fitoi kompania Wizz Air. Çmimi i biletës do të varet nga kapaciteti i aeroplanit dhe mbushja e tij. Çmimi i fituar pas thirrjes publike ndahet me numrin e udhëtarëve në aeroplan. Për Zagreb kemi Airbus me 230 ulëse, deri tani janë paraqitur 226 qytetarë, ndërsa për La Valeta kemi 147, Airbus320 me 180 ulëse”, deklaroi Popov.

Pjesa më e madhe e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të ndodhur janë në Evropë, por ka edhe në vendet tejoqeanike.

“Bëhet fjalë për 350 kërkesa nga Amerika Veriore, Amerika Jugore, Australia, Azia dhe Afrika. Kjo është më e komplikuar, bëjmë përpjekje në bashkëpunim me vendet fqinje dhe shtetet anëtare ë BE-së, vende ë cilat dërgojnë fluturime për t’i mbledhur qytetarët e vet nga ato destinacione, të organizohemi për fluturim të përbashkët të posaçëm dhe negociatat po rrjedhin për momentin. Po bëjmë gjithçka është në mundësi t’i nxjerrim ata qytetarë tanë. Për momentin, prioriteti është në Evropë, 95% nga gjithsej kërkesat e arritura, 4.850 nga gjithsej 5.200 janë nga Evropa. Po bëjmë gjithçka mundemi t’i nxjerrim edhe qytetarët tanë në kontinentet tjera”, thotë Popov.

Të gjithë qytetarët që do të kthehen, pa përjashtim, do të shkojnë menjëherë në karantinë dhe për atë janë dakorduar.

“Secili qytetar është personalisht karantinuar dhe ka dhënë dakordimin personal se pas aterimit në Maqedoninë e Veriut do të shkojë në karantinë të detyrueshme shtetërore së paku 14 ditë. Në pajtim të përvojave të deritanishme kishim disa aksione të suksesshme, me Malin e Zi, me Turqinë, me Slloveninë sot. Me Slloveninë një pjesë me konvoj automobilistik, ndërsa do të ketë edhe fluturim. Funksionon në mënyrë të përkryer dhe pa probleme, shteti ka organizuar kapacitete adekuate, ata qytetarë merren në vendkalimet kufitare dhe dërgohen në karantinë shtetërore”, deklaroi Popov.

Theksoi se ky aksion i referohet para së gjithash qytetarëve të ndodhur jashtë vendit, e jo qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që kanë qëndrim të rregullt.

Comments are closed.