Fillon gjykimi për lëndën “Trajektorja”

Shkup, 1 mars –  Ish kryeministri Nikolla Gruveski, ish zëvendëskryeministri Vladimir Pesheveski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë të Rrugëve Shtetërore, Lupço Georgievski sot erdhën në Gjykatën Penale për lëndën e PSP-së “Trajektorja”.

Gjykata nuk e pranoi propozimin e Gruevskit që SMS porositë të hidhen poshtë si dëshmi, pasi mënyra në të cilën PSP i ka marrë, nuk mund ta garantojë vërtetësinë e tyre. Akuzoi se para se t’i dorëzohen PSP-së, porositë kanë qenë në duart e LSDM-së, e cila, siç tha, është parti politike kundërshtare e fuqishme e tij.

Ai propozoi që gjykata të sjellë vendim formal me të drejtë të ankesës, si në rastin e Zoran Zaevit.

Gjykata i refuzoi si të pabazë propozimin e Gruevskit që SMS porositë të hidhen poshtë si dëshmi në procedurë, sepse ata nuk mund të vlerësohen në këtë fazë.

Kërkesa që audio-inçizimet dhe ekspertiza të përdoret në procedurë për shkak të pamundësisë që të konfirmohet vërtetësia e tyre janë hedhur poshtë si të pabaza.

Kërkesat janë hedhur poshtë si të pabaza sepse për to Gjykata do të debatojë në një fazë tjetër të procesit.

Në fillim të seancës gjykatësi Goran Boshevski i pyeti të akuzuarit nëse ka ndryshim të të dhënave. Janakievski tha se momentalisht është i punësuar në “Pelisterka”, Peshevski llogaritet si i papunësuar dhe merr apanazh, Gerogievski është i papunësuar, ndërsa Gruevski është deputet në Kuvendin e RM-së.

Prokurorja nga PSP-ja, Lile Stefanovska tha se arsye për procedurën kundër të akuzuarve është përmbajtja e audio materialeve, që dalin se janë shkelur proceset për udhëheqjen e furnizimeve publike gjatë ndërtimit të autostradës. Prej tyre shihet, tha Stefanovska, se Janakievski dhe Peshevski është dashur që të nënshkruajë marrëveshje të paligjshme me kompaninë kineze për ndërtimin e autostradave.

Në gjykatë i pranishëm ishte edhe një përfaqësues i ambasadës së SHBA-së në Shkup.