Fillon gjykimi më i madh kundër mafias italiane në 30 vitet e fundit

14

Romë, 13 janar – Më shumë se 350 pjesëtarë të mafias, politikanë, juristë, biznesmenë dhe të akuzuar të tjerë do të paraqiten në gjykatë në qytetin jugor të Kalibrisë Lamezi Terme. Të akuzuarit shpresojnë se me procesin gjyqësor do të goditet grupi kriminel Ndrangeta, i cili vepron edhe në mënyrë globale.

Prokurorët duhet të dëshmojnë se Ndrangeta që në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar ka qenë i përfshirë në vrasje, trafik droge, shantazhe, pastrim parash dhe krime të tjera.

“Gjykimi është një gur themel i ndërtimit të një muri kundër mafies në Itali”, deklaroi prokurori Nikola Grateri.

Ndrangeta e kontrollon rrjedhën e kokainës në Evropë dhe konsiderohet si organizata më e fuqishme kriminale në Itali.

Pritet që procesi gjyqësor kundër 355 të akuzuarve, të cilët i mbrojnë mbi 900 avokatë, të zgjasë të paktën një vit.

Ndrangeta nuk merret vetëm në trafik të paligjshëm të drogës, shantazhe dhe fajde, por gjithashtu përdor kompani për të riinvestuar fitime të paligjshme. Në shumë pjesë të Kalabrisë, Ndrangeta është infiltruar në të gjitha fushat e jetës publike. Ndrangeta fiton më shumë se 50 miliardë euro në vit, duke e bërë atë grupin më të pasur kriminal në botë.

Gjykimi aktualisht është orientuar ndaj familjes Mankuso dhe rrjetit të tij të bashkëpunëtorëve, të cilët  e kontrollojnë rajonin Vibo Valentia në Kalabri. Midis të akuzuarve janë një numër avokatësh, politikanësh, ish-deputetë, prefektë, zyrtarë dhe biznesmenë.

Gjykimi i parë i madh italian u mbajt në Palermo në mes të viteve të 80-ta kundër mafies siciliane Koza Nostra, në të cilin u dënuan 338 persona. Mafia më vonë vrau prokurorët Xhovani Falkone dhe Paolo Borseino.