Bruksel, 12 shtator – Prej sot për banorët e Belgjikës fillon fushata e re e vaksinimit kundër Kovid-19, me vaksina të adaptuara për llojin omikron, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Në prag të vjeshtës kur priten valë të reja të të infektuarve nga Kovid-19 autoritetet prej sot sërish fillojnë me vaksinim të popullatës. Të parët në rend janë personat mbi 65 vjeç dhe personat me komorbiditete apo imunitet të dobët, si dhe punonjësit shëndetësorë. Vëmendje e posaçme u jepet edhe grave shtatzëna.
Vaksinat që ofrohen në këtë fushatë të re të vaksinimit janë kryesisht të adaptuara ndaj llojit të ri omikron, sipas rekomandimit të autoriteteve shëndetësore evropiane.
Mbi njëqind mijë qytetarë kanë caktuar vaksinim me dozë të re, ndërkaq janë dërguar 700 mijë ftesa.