Beograd, 17 tetor – Forumi i Sigurisë në Beograd, i teti me radhë, forumi më prestigjioz në këtë pjesë të Evropës, do të fillojë sot në Beograd, ku do të flasin presidentë, kryeministra dhe funksionarë shtetërorë.
Do të debatohet në gjithsej 20 panele dhe sesione, me 111 folës dhe më shumë se 700 pjesëmarrës nga Serbia, rajoni dhe pjesë të tjera të Evropës dhe botës.
Në forumin treditor do të drejtohen presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti austriak Aleksandar van der Belen, kryeministrat e Serbisë dhe Maqedonisë Ana Bërnabiq dhe Zoran Zaev, dhe zëvendësministrat e Punëve të Jashtme të Italisë dhe Republikës Çeke Emanuel De Re dhe David Koneshki, zëvendësndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Methju Palmer dhe përfaqësues të rëndësishëm të politikës rajonale dhe ndërkombëtare dhe të skenës diplomatike.
Forumi tradicionalisht do të hapet me një ngjarje akademike që do t’i bashkojë hulumtuesit e ri dhe potencial të cilët udhëheqin dialog për atë “Se sa përgjigjet e BE-së për kriza në mjedis janë përshtatur me specifikat e konflikteve”.
Temat e debatit në ditën e parë do të jenë ardhmëria e Ballkanit Perëndimor, kontributi për reformat e BE-së në BeH dhe turbulencat në Lindjen e Afërt.
Gjatë ditës së dytë të forumit, presidenti i Serbisë do të marrë pjesë së bashku me presidentin austriak Aleksandar van der Belen në panelin “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian”.
Pavol Deshev nga Fondi gjerman Marshall i SHBA-së do të ofrojë përgjigje rreth pyetjeve për atë se në çfarë mënyre Serbia kontribuon për Evropën, cilat janë vlerat që Austria do t’i promovojë gjatë presidencës së tij me BE-në, a do të mbetet politika e zgjerimit një nga principet kyçe të BE-së dhe cili është vizioni për ardhmërinë e rajonit.
Do të flitet edhe për marrëdhëniet e Perëndimit me Rusinë, ndikimin rritës të Azisë, rolin e grave në politikë dhe ndikimin e korrupsionit në nivel të lartë ndaj sigurisë ndërkombëtare. Gjithashtu, do të debatohet edhe për fazën e re të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, për ndikimin e Gjermanisë dhe SHBA-së në rajon, dhe ekziston interes i madh i opinionit për bisedimet për skenarët për ardhmërinë e Ballkanit.
Gjatë ditës së tretë të Forumit, zëvendësndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Methju Palmer, do të mbajë fjalim për çështjen për përforcimin e Ballkanit.
Tema do të jenë edhe revolucioni i katër industrial, mbrojtja kundër propagandës dhe dezinformimit, siguria kibernetike, si dhe perspektivat për drejtësi dhe pajtim në rajon.
Kryeministrat e Serbisë dhe Maqedonisë, Ana Bërnabiq dhe Zoran Zaev do të flasin në panelin përmbyllës të titulluar “Drejtë një rajoni më mirë të lidhur”, ndërsa dialogun do të moderojë kolumnistja e Gardian, Natali Nugirar.
Forumi i parë i Sigurisë në Beograd u mbajt në vitin 2011, ndërsa sot konsiderohet si mbledhja më prestigjioze e këtij lloji nga Stambolli deri në Vjenë, me më shumë se 100 folës dhe 700 pjesëmarrës.