Shkup, 6 korrik – Në Ministrinë e Financave sot pasdite fillon Fin Hakatoni i parë, ku mbi 70 të rinjë do të punojnë në zhvillimin e aplikacionit, që do ta shrytëzojë Ministria e Financave, që në të ardhmen ta bëjë Buxhetin e RM-së më të qasshëm dhe më transparent për qytetarët.
Në hapjen e kësaj ngjarjeje, për të cilën nga Ministria e Financave dëshirojnë të bëhet traditë, do të mbajnë fjalim ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Jovan Despotovski.
Garuesit e Fin Hakatonit, i organizuar nga Ministria në bashkëpunim me Fondin për inovacione dhe zhvillim teknologjik, në afat prej 48 orëve, deri të dielën, do të duhet ta plotësojnë këtë detyrë, ndërsa aplikacioni më i mirë do të shpërblehet me 1,5 milionë denarë, mjete të siguruara përmes Fondit për inovacione.
“Idetë më të mira vijnë nga populli. Në këtë rast qytetarët do të krijojnë aplikacion, video dhe lojë të cilat do t’i afrojnë financat publike deri te qytetarët. Do ta përdorim qëndrimin e tyre që buxheti të bëhet më i kuptueshëm dhe më i qasshëm për të gjithë”, tha ministri i Financave Dragan Tevdovski, i cili potencoi se ka pasur interes të madh për paraqitje në Fin Hakaton.
Fin Hakatoni këtë fundjavë i përkushtohet Buxhetit të RM-së. Buxheti i qytetit merr formë të re, shumë më të qasshme dhe më të kuptueshme për opinionin. Në aplikacionin, videon dhe lojën do të paraqiten të ardhurat dhe harxhimet e shtetit, si ato mblidhen dhe harxhohen, në mënyrë të kuptueshme për qytetarët.
Aplikacionin më të mirë të zgjedhur, do ta shfrytëzojë Ministria e Financave, por ai mund t’u ofrohet edhe vendeve tjera në rajon, pasi vegla të tilla në vendet e rajonit nuk shfrytëzohen, edhe pse ekzistojnë në korniza botërore.