Fillon Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit

Katërmbëdhjetë trupa teatrale nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi mbërrijnë këtë javë në Tiranë, ku për tetë ditë Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit i bën bashkë trevat shqiptare.

Festivali starton me shfaqjen “TAG” te skena më e re, “ArTurbina”, për të vijuar më pas çdo ditë, nga e hëna në të dielën në ora 18:00 në Akademinë e Arteve e pak më vonë në ora 21:00 në “ArTurbina”.

Hyrja është falas, por publiku do të duhet t’i rezervojë më herët ato. /Telegrafi