Shkup, 26 gusht – Festivali folklorik ndërkombëtar “Skupi 2019” këtë vit e organizon edicionin e 13-të me pjesëmarrje të shteteve: Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Sllovakia, Kroacia, Turqia, Kirgistani dhe Qiproja Veriore, njofton Koha.mk
Hapja ceremoniale e festivalit do të mbahet në sheshin Filipi II-Shkup, ndërsa më 29 gusht vijon me koncert në sheshin “Iliria” në Tetovë me fillim prej orës 20:00.
Ndërkohë, aktivitetet e radhës do të vijojnë edhe në ditët e tjera në vazhdim: Koncert në sheshin e komunës së Studeniçanit më 30 gusht me fillim në 20:30, si dhe koncert përmbyllës i Fesivalit në sheshin “Skenderbeu” më 31 gusht, gjithashtu në ora 20.00, njofton Bordi organizativ i festivalit. (koha.mk)