Tetovë, 4 korrik – Edicioni i shtatë i manifestimit “Vera e kulturës tetovare” fillon prej sot dhe do të zgjasë deri më 2 gusht në organizim të Komunës së Tetovës.
Ngjarja e parë sonte prej orës 18:00 është shënimi i pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës para platosë së këndit amerikan në Tetovë.
Gjatë manifestimit në ambient të hapur në sheshin e qytetit do të organizohen kik boks dhe ndeshje e boksit profesional, ndërkaq do të ndiqen ndeshjet e KF Shkëndijës në euro-kupat.
Nga ngjarjet e kulturës është paraparë promovimi i librit “Etnomuzikologjia” nga Fric Bose, i përkthyer në gjuhën shqipe, projeksione filmike në ambient të hapur, koncerte muzikore, ditë të filmit francez, su dhe ngjarje skenike muzikore “Skatova” në skejt parkun, interpretime të artistëve dhe muzikantëve të “Rrugës me ombrella” dhe aktivitete të ndryshme.
Në ditën e fundit, më 2 gusht, ku në shesh do të mbahet koncert me këngë për fëmijë “Edukojmë me art” nga Tirana prej orës 19:00, ndërsa prej orës 21:00 me mbrëmje të muzikës popullore-rituali i dasmës shqiptare.