Me projeksionin e filmit italian “Dhoma joperfekte” e regjisorit Ulise Lendaro sonte në kinemanë Milenium do të hapet edicioni i shtatë i Festivalit filmik për të rinj “Xhifoni Maqedoni” që do të zgjasë deri më 17 tetor. Gjatë gjashtë ditëve do të ketë ofertë të pasur filmike, punëtori kreative dhe aktivitete edukative të cilat do të përfshijnë rreth 650 fëmijë dhe të rinj prej 11 deri 19 vjeç nga dhjetë vende.
Temë kryesore është mbrojtja e mjedisit njerëzor, me theks të posaçëm ajrin, ndërsa në disa filma dhe aktivitete, tema do të jenë edhe siguria e internetit dhe lufta kundër dhunës mes moshatarëve.
Në programin garues do të jenë 15 filma artistik të ndarë në tre grupmosha: juniorë (10-14 vjeç), kadetë (14-16) dhe seniorë (16-19), ndërsa secili nga filmat do të shoqërohet me diskutim në temën e filmave që i prekin të rinjtë.
Xhifoni Maqedoni” është pjesë e familjes së madhe të “Xhifoni eksperiens” nga Italia, ngjarja më e madhe kulturore në botë kushtuar filmit për fëmijë dhe të rinj, i cili këtë vit do të shënojë 50 vite ekzistimi.