Shpikje, inovacione, teknologji të reja dhe prodhime, avancime teknike, dizajn industrial, marka tregtare dhe krijimtrai hulumtuese rinore dhe kreative do të ekspozohen sot në Ekspozitën më të madhe tradicionale dhe ndërkombëtare MAKINOVA 2019 që mbahet për të 40-tën herë, në organizim të Lidhjes së shpikësve dhe autorë të avancimeve teknike të Maqedonisë – SPATUM dhe Teknika popullore e Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës botërore të shkencës.
Ekspozita MAKINOVA 2019 do të shoqërohet për të 17-tën herë me ekspozitën EKONOVA 2019 të inovacionewe, shpikjeve dhe ideve qëllimi i të cilit është përmirësimi i mjedisit jetësor.
Mbështetës i MAKINOVA 2019 dhe EKONOVA 2019 është presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i cili do t’i hapë dy manifestimet.
Në ekspozitën ndërkombëtare MAKINOVA 2019 dhe EKONOVA 2019 janë paraqitur 113 pjesëmarrës nga të cilët 75 nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe 38 pjesëmarrës nga Mali i Zi, BeH-ja, Serbia, Bullgaria, Republika Sërpska dhe Sllovenia.
Ekspozita do të hapet në Muzeun e Qytetit të Shkupit dhe do të mund të vizitohet deri më 10 nëntor.