Fillon dhënia e targave të reja të regjistrimit me kodin NMK

4

Shkup, 16 qershor – Nga e hëna pritet të jepen targat e reja të regjistrimit për automjetet me kodin NMK.

Ndërrimi i targave të vjetra të regjistrimit me të rejat do të bëhet gradualisht gjatë regjistrimit të automjeteve, përcjellë KOHA.

Obligimi për ndërrimin e tabelave të reja në të cilat shenja e deri tanishme MK ndërrohet me të rejën NMK del nga Marrëveshja e Prespës me të cilën u zgjidh kontesti për emrin me Greqinë.

Nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Prespës, deri më tani janë dhënë shenja ngjitëse me kodin NMK në vendkalimet kufitare gjatë hyrjes dhe daljes së automjeteve nga Republika e Maqedonisë së Veriut. (koha.mk)

Comments are closed.