Shkup, 14 maj – Qeveritë e Maqedonisë dhe të Bullgarisë i kanë vërtetuar përbërjen dhe anëtarët e Komisionit të përbashkët multidisiplinar ekspert për çështje historike dhe të arsimit dhe të Komisionit të përbashkët ndërqeveritar, konform Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes dy vendeve, ndërsa pritet këtyre ditëve në Sofje komisioni i ekspertëve ta ketë takimin e parë.
Siç njoftoi për MIA-n, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, Qeveria për koordinator të Komisionit të përbashkët ekspert e emëroi pr.dr. Dragi Gjorgjiev, profesor ordinar dhe këshilltar shkencor në Institutin për histori nacionale dhe anëtar i Akademisë së shkencave dhe arteve të Maqedonisë, ndërsa si kryesues i Komisionit të përbashkët ndërqeveritar, shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov.
“Ministria e Punëve të Jashtme, duke i shfrytëzuar përvojat pozitive ndërkombëtare për procese të këtilla, në procedurë adekuate qeveritare, e përfundoi procedurën për formim të komisioneve – Komisioni i përbashkët multidisiplinar ekspert për çështje historike dhe arsimore, konform nenit 8 paragrafi 1 dhe 2, si dhe Komisioni i përbashkët ndërqeveritar, konform neni 12 nga Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes dy vendeve”, theksoi Boshnjakovski.
Në përbërjen e Komisionit të përbashkët ekspert multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore janë edhe pr.dr. Lubica Spaskovska, bashkëpunëtore shkencore në Universitetin Ekseter, Britani të Madhe si anëtar i jashtëm, si dhe anëtarët: prof. dr. Vanço Gorgiev, profesor i ordinar në Institutin për histori në Fakultetin e Filozofisë pranë Universitetit Shën Cirili e Metodi në Shkup, pr.dr. Dr. Lupço Risteski, antropolog dhe profesor në Institutin për Etnologji dhe Antropologji në USHCM, pr. Petar Todorov, hulumtues i lartë shkencor në Institutin e historisë kombëtare, dc. dr. Darko Stojanov, asistent shkencor në Institutin e historisë kombëtare dhe dr. Aleksandar Litovski, drejtor i IP Instituti dhe Muzeu në Manastir.
Në Komisionin e përbashkët ndërqeveritar, Qeveria krahas ministrit të Punëve të Jashtme Dimitrov si kryetar, anëtarë i përcaktoi: zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski dhe ministrat e Kulturës Robert Alagjozovskit, të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Sadullah Duraki, i Shëndetësisë Venko Filipce, Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, të Ekonomiës, Kreshnik Bekteshi, të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikolovski. Anëtarë të komisionit të përbashkët ndërqeveritar janë dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damian Mançevski i Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, i Arsimit, Renata Deskoska, zëvendësministrat e Financave, Shiret Elezi, i Drejtësisë, Oliver Ristovski Ristovski, i Mbrojtjes Bekim Maksuti, i Pushtetit Loka,lDejan Pavleski dhe Maja Bariq, këshilltar në kabinetin e zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike dhe për koordinim me sektorët e ekonomisë.
Formimi i Komisionit të përbashkët mutlidisiplinar ekspert për çështje historike dhe arsimore, në bazë proporcionale, si dhe i Komisionit të përbashkët ndërqeveritar është konform dispozitave të Marrëveshjes, me të cilin është parashikuar kjo të realizohet në afat më së voni deri në tre muaj nga hyrja në fuqi.