Shkup, 13 dhjetor – Prej sot fillon aplikimi për subvencione për të gjitha subjektet të cilët kanë prodhuar ose shitur peshk nga prodhimtaria e tyre në tregje. Aplikimet mund të dorëzohen deri më datën 27 të këtij muaji, ndërsa ato kërkesa të cilat do të dorëzohen pas këtij afati, nuk do të shqyrtohen.
Nga Agjencia për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informojnë se mjete nga ky program mund të marrin subjekte të cilët kanë blerë material për pllenim të peshqve në periudhën prej 1 shkurtit deri më 30 shtator të këtij viti ose peshkun e prodhuar në basenet e peshqve e kanë shitur në periudhën prej 1 nëntorit të vitit 2017 deri më 31 tetor të këtij viti.
Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski thotë se deri në 300 mijë denarë për shfrytëzues mund të marrin ata subjekte të cilët kanë blerë peshq të rinj ose vetë e kanë prodhuar dhe pllenuar. Mbështetje financiare iu takon edhe subjekteve të cilët kanë prodhuar dhe shitur peshq në tregjet, ndërsa në periudhën prej dhjetorit të vitit 2017 deri në dhjetor të këtij viti nuk kanë importuar peshk të gjallë. Subvencionet do të ndahen në mënyrë të përshkallëzuar varësisht nga kapaciteti i basenit të peshkut.
“Basenet e peshkut të cilët kanë prodhuar dhe pllenuar deri 25 mijë kilogramë do të fitojnë 100 për qind subvencione nga 20 denarë për një kilogram peshk të prodhuar. Ato subjekte të cilat kanë pllenuar ose prodhuar nga 25.000 deri 50.000 kilogramë do të fitojnë 75 për qind subvencione për 20 denarë peshk të shitur, përderisa për subjektet deri në 100.000 kilogramë subvencion është 50 për qind prej 20 denarë për peshk të shitur. Më të vogël, gjegjësisht 25 për qind subvencion do të marrin subjektet të cilët kanë mbi 100.000 kilogramë peshk të pllenuar ose të prodhuar”, sqaron Babovski.
Dokumentet për marrjen e subvencioneve mund të dorëzohen personalisht në arkivin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi ose të dërgohen si postë e rekomanduar.