Shkup, 21 mars – Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” pak çaste më parë ka filluar edhe protestët kundër Deklaratës së partive shqiptare para objektit të Qeverisë dhe zyrës së presidentit të Maqedonisë, në sheshin e Shkupit. Mijëra protestues kundërshtojnë Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare, zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe koalicionin e mundshëm qeverisës mes LSDM-së dhe partive shqiptare, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për bllokim të të gjitha institucioneve nëse, siç janë shprehur ata, Zoran Zaevi shet shtetin me Deklaratën shqiptare. Paraprakisht, në të njëjtën orë protesta të ngjashme kanë filluar edhe në qytetet tjera me shumicë maqedonase.