Në 24 orët e fundit, asnjë rast i ri me virusi korona nuk është raportuar në Kroaci. Kjo është hera e parë që nga 9 marsi që nuk ka njerëz të infektuar në Kroaci.
Deri më tani, në Kroaci janë testuar 60.864 persona, nga të cilët 953 në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i infektuar deri më tani është 2,243. Aktualisht janë 6 pacientë në respirator, dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi korona është 99.
Rekomandimet për dasma, koncerte dhe festivale do të shpallen javën e ardhshme. Që nga 27 maji do lejohen deri 100 vizitorë në ambiente të mbyllura, ndërsa deri në 300 jashtë dhe gjithçka do të varet nga situata epidemiologjike.