Kanë filluar gërmimet në afërsi të urës së Ibrit, lokacion ku dyshohet për një varrezë masive. Gërmimet në këtë lokacion do të bëhen nga ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore si dhe ekspertët e EULEX-it. Në vendin e ngjarjes është edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për persona të pagjetur Prenkë Gjetaj kryetari i komunës Agim Bahtiri si dhe përfaqësues të familjarëve të zhdukur.