Shkup, 25 tetor 2018 (MIA) – Dashuri, për shpirtrat e sotëm dhe të mëparshëm është filmi i gjashtë i metrazhit të gjatë të filmit “Shelgu” të Milço Mançevskit xhirimi i të cilit filloi sot në afërsi të fshatit Krushevicë të Prilepit.
Mançevski është autor edhe i skenarit, ndërsa pas nëntë viteve, ky është filmi i parë që e bën në Maqedoni.
“Filmi ‘Shelgu” rrëfen tre tregime të ndërthurura për dashuri dhe besim, njëri është nga mesjeta maqedonase, dy të tjerat janë bashkëkohore, por pasqyrohen dhe janë në kontrast me njëra-tjetrën. Edhe pse i ndajnë shekuj, personazhet në “filmin Shelgu” kanë brenga, lumturi dhe ëndrra të njëjta. Nuk është me rëndësi cila është tema apo porosia e një vepre artistike, është me rëndësi të të prekë, të të bëjë të qash, buzëqesh apo të të mërzisë”, thotë regjisori Mançevski.
Rolet kryesore u janë besuar aktorëve të rinj: Nikolla Risteski, Sara Klimoska, Natalia Teodosieva, Nenad Nacev dhe Kamka Tocinovsk. Krahas tyre në film luajnë edhe Petar Mirçevski, Blagoj Çorevski, Ratka Radmanoviq, Ana Kostovska, Llazo Manaskovski, Katina Ivanova, Kire Gjorevski, Adem Karaga, Jelena Jovanova Periq,. ..
“Filmi “Shelgu” është në produksion të “Banana Film” dhe është në produksion Maqedoni-Hungari – Belgjikë, me pjesëmarrje edhe të Shqipërisë.