Londër, 15 janar– Filloi votimi në Dhomën e Poshtme të Parlamentit britanik për marrëveshjen për Bregzitin të kryeministres Tereza Mej. Rezultatet nga votimi duhet të publikohen rreth orës 22 sipas kohës lokale në Maqedoni.
Pas shpalljes së rezultateve negociatori evropian Mishel Barnie do të takohet me deputetët në Parlamentin Evropian.
Dita e fundit e debatit përfundoi me fjalimin e kryeministres dhe me këmbimin e replikave të ashpra. Mbi 100 deputetë nga Partia Konservative e Mejit pritet që të votojnë kundër marrëveshjes së saj, që edhe parashikon disfatë për kryeministren.
Mej u bëri thirrje deputetëve britanikë të respektojnë rezultatin e referendumit për Bregzit, dhe të votojnë pro marrëveshjes së divorcit të dakordësuar mes saj dhe Brukselit.
Këshilltari i parë i qeverisë, sër Xhefri Kok, tha se nëse marrëveshja e Mej refuzohet, vendin e presin shumë pasiguri. Ai i akuzoi deputetët “se luajnë me jetët e njerëzve”.