Votimi në referendumin për pavarësi të Katalonjës filloi sot në shumë vendvotime. Në pjesë prej tyre policia po përpiqet t’i pengojë njerëzit të votojnë, ndërsa në disa vende janë regjistruar incidente. Policia kombëtare arriti të mbyllë rreth 15 vendvotime dhe të djegë material për votim. Njësitet speciale të policisë spanjolle u përplasën me votues në disa vende në Barcelonë.
Protestuesit nëpër rrugët e atij qyteti katalonjas brohorisin “ne jemi njerëz të paqes” dhe “nuk frikësohemi”. Në shumë vende në qytet vërehen automjete të ambulancës. Në Barcelonë ku sot filloi votimi në referendumin për pavarësi janë sistemuar edhe njësite speciale, publikoi në ueb faqen gazeta spanjolle El Pais. Njësite speciale nga policia kombëtare janë sistemuar pasi Qeveria katalonjase nuk i mbylli kutitë në vendvotimet në pajtim me urdhër gjyqësor.