Uashington, 29 korrik – Liderët e Gjashtëshes nga Ballkani Perëndimor filluan sot pasdite me video samit të organizuar nga Këshilli atlantik i Uashingtonit, fokusuar në hapa konkret për përmirësimi të bashkëpunimit rajonal ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja.
Në samit marrin pjesë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryeministri shqiptar, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, kryesuesi me Këshillin e ministrave të BeH-së, Zoran Tegetlija dhe ministrja malazeze e EKonomisë, Dragica Sekuliq.
Marrin pjesë edhe përfaqësues të BE-së, SHBA-së dhe komunitetit ndërkombëtar. Takimin e hapi Dejmon Uillson nga Këshilli i Atlantikut.
Sipas organizuesve, ky takim pritet të kontribuojë për rikuperim ekonomik të rajonit pas pandemisë së koronavirusit.