Në Kuvend filloi vazhdimi i debatit për marrjen e imunitetit deputetit të VMRO-DPMNE-së dhe ish-spiker i Kuvendit, Trajko Veljanoski në kuadër të seancës së 12-të të Komisionit kuvendor për çështje të rregullore dhe të mandateve dhe imunitetit.
Debati për kërkesën për marrjen e imunitetit Veljanoskit, e shtruar nga Sektori për krim të organizuar dhe korrupsion në kuadër të Gjykatës Penale të Shkupit për shkak të dyshimit për involvimin e tij në ngjarjet e 27 prillit, filloi dje.
Gjatë diskutimit të djeshëm deputetët e pushtetit dhe të opozitës kishin përplasje për atë nëse është e arsyeshme të sillet vendim që ish-kryetarit të Kuvendit t’i merret imuniteti.
Sipas Rregullores, Komisioni është i obliguar ta shqyrtojë kërkesën e gjykatës dhe në afat prej dy ditëve ta parashtrojë deri te kryetari i Parlamentit. Pas raportit të marrë nga Komisioni, Kuvendi më së voni në afat prej tre ditëve duhet të vendos në seancë plenare. Vendimi për marrjen e imunitetit merret me shumicë të thjeshtë prej numrit të përgjithshëm të deputetëve.(koha.mk)