Me ceremoni në pallatin Dusid në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok zyrtarisht filloi varrimi pesëditor i mbretit tajlandez Bumibol Adulade. Ceremonia në fakt është përgatitje për zhvendosjen e urnit (enës së posaçme ku ruhet hiri i trupit) deri te krematoriumi i artë i ndërtuar vitin e kaluar.
Tradicionalisht trupat e anëtarëve të vdekur të familjes mbretërore ruhen në urna, por Bumbol dhe nëna e tij e ndjerë dhe motra zgjodhën të vendosen në arkivole, ndërsa urna është për shkak të traditës. Një numër i madh qytetarësh tërë natën pritën në shiun e rrëmbyeshëm që të dërgojnë përshëndetjen e fundit deri te mbreti, i cili në Tajlandë është i njohur pothuajse si hyjnorë. Bumboil vdiq më 13 tetor të vitit 2016.