Shkup, 10 shtator – Në Kuvend filloi takimi midis kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetarit të partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski në të cilin do të tentojnë që të gjejnë zgjidhje për Ligjin për Prokurorinë Publike, ndërsa me atë edhe për statusin e Prokurorisë Publike Speciale.
Në fokusin e bisedimeve do të jetë Ligji për Prokurorinë Publike, ndërsa sipas VMRO-DPMNE-së do të bisedohet edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që kanë qenë edhe kusht për takimin e liderëve. Nga Qeveria nga ana tjetër për MIA-n thonë se për zgjedhje të parakohshme do të shqyrtohet në vendngjarje.
Kryeministri Zaev pret që në takimin e sotëm të liderëve me Mickoskin të tregohet përgjegjësi dhe të tentohet të gjendet zgjidhje për Ligjin për Prokurorinë Publike. Për insistimin e opozitës të diskutojë edhe për zgjedhjet e parakohshme, thotë se kjo është një kërkesë e ligjshme, por që kjo është një periudhë e papërsëritshme kur fokusi duhet të jetë në anëtarësimin e plotë të NATO-s dhe fillimin e negociatave të pranimit në BE.
Nga rezultati i takimit të sotëm midis Zaevit dhe Mickoskit, varet se kur do të mbahen vazhdimet e seancës plenare dhe seancës së komisionit për Ligjin për PP, si edhe seanca parlamentare për shkarkimin e prokurores speciale Katica Janeva, e cila duhet të shkarkohet më së voni deri më 15 shtator.
Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi deklaroi se nëse ka marrëveshje, atëherë seancat do të mund të caktohen që nesër. Sipas tij, duhet të respektohet afati deri më 15 shtator për shkarkimin e Janevës, ndërsa për shkak të afateve të shkurtuara deri më 15 shtator pritet të sillet edhe Ligji për PP për miratimin e së cilit nevojitet shumicë prej dy të tretash.
Takimi i fundit i grupeve të punës midis pozitës dhe opozitës për ligjin, që u mbajt javën e kaluar nuk nxori ndonjë konstatim thelbësor, ndërsa tani pritet zgjidhja të kërkohet tek takimi i liderëve.