Shkup, 26 mars – Ish-drejtori i DSK-së, Sashko Mijallkov, së bashku me avokatët Lupço Shvërgovski, Antonio Apostollski, Petar Vasilev dhe Mile Petrovski, merr pjesë në seancën publike në Gjykatën e Apelit në Shkup, në të cilën shqyrtohen ankesat për masën e paraburgimit që i është caktuar gjatë shqiptimit të aktvendimit në rastin “Titanik 2”.
Nga Prokuroria publike në seancë të pranishëm janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.
Avokati Shvërgovski në elaborimin e ankesës theksoi se masa e caktuar paraburgim është kryer me shkelje thelbësore, si ajo për rrezikun e arratisë të elaboruar me një fjali. Sipas mbrojtjes, kjo nuk është e lejuar.
“Në praktikën tonë gjyqësore nuk ka ndodh që për një vepër të këtillë të caktuar paraburgim me justifikimin se kundër të pandehurit zhvillohet procedurë tjetër. Është absurde që për një lëndë të këtillë të caktohet paraburgim dhe të bëhet precedent”, theksoi Shvërgovski.
Sipas avokatit Mile Petrovski, baza mbi të cilat është caktuar arresti nuk ekzistojnë.
“Gjykata e ka ditur se i pandehuri është në arrest shtëpiak dhe sipas ligjit mbetej vetëm një bazë që çon në arrati të mundshme. Shkaku se do të arratiset sepse kundër tij zhvillohen edhe procedura tjera nuk mund të jetë. Në mungesë të dëshmive për shkaqet për rrezik nga arratia u theksua prona edhe atë që ka kryer funksion të lartë. Nuk ka asnjë arsye që të pohohet se ka rrezik nga arratia pas shqiptimit të aktvendimit”, theksoi Petrovski.
Avokati mbrojtës, Petar Vasilev tha se ekziston absurd juridik, kështu që paditësi i paaturizuar nuk elaboroi pse është i domosdoshëm arresti.
Mbrojtja nuk është fajtore që i prokurori i paautorizuar ka ngritur akuzë 25 ditë pas afatit ligjor për parashtrim të aktit të prokurorisë”, deklaroi Vasilevski.
Në aktvendimin e shkallës së parë për “Titanik 2”, Mijallkov është i dënuar me tre vite burg, Menduh Thaçi në tre vite e dy muaj, Bedredin Ibrahimi në katër vite e gjashtë muaj, Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska morën nga tre vite burg.
Gjykata e pranoi kërkesën e PSP-së dhe u caktoi masë paraburgimi Sasho Mijallkovskit dhe Bedredin Ibrahimit, ndërsa katër të dënuarit e tjerë morën masë kujdesi. Prokurorët kërkuan paraburgim për shkak të rrezikut për arrati.
Sipas aktakuzës nga SPS-ja, Mijallkov si drejtor i DSK-së dhe anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së e ka shfrytëzuar ndikimin e tij dhe përmes Menduh Thaçit ka kontraktuar që të miratohen ankesat për rivotim në tre vendvotime në Strumicë në zgjedhjet lokale në vitin 2013.