Shkup, 24 nëntor – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot për herë të parë pas zgjedhjes së Qeverisë së re mban seancë për pyetje të deputetëve.
Që në fillim të seancës në vërejtje procedurale Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja reagoi në mënyrën në të cilën punon Parlamenti dhe në të cilin është caktuar seanca e sotme kuvendore. Theksoi se në pajtim me Rregulloren për punë, sot nuk është dita për seancë për pyetje të gazetarëve dhe ka vënë në dukje se 90 për qind e ligjeve që i propozon Qeveria, sillen me procedurë të shkurtuar.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sqaroi se seanca për pyetje të gazetarëve është caktuar për sot për shkak të rrethanave të caktuara.
“Për shkak të procesit zgjedhor dhe zgjedhjes së 100 ditëshit të Qeverisë deri më tani nuk kemi pasur mundësi të organizojmë seancë për pyetje të gazetarëve. Duke pasur parasysh se ndërkohë në Kuvend në procedurë është miratimi i Buxhetit për vitin 2018, ndërsa debati në Komisionin amë për financim dhe buxhet transmetohet drejtpërdrejtë dhe atëherë nuk mund të caktohen seanca plenare, si variant ishin dy termine – dje dhe sot. Për shkak të obligimeve të Qeverisë për shkak të seancës paraprakisht të caktuar. Për shkak të obligimeve të Qeverisë për shkak të seancës paraprakisht të caktuar midis qeverive të Maqedonisë dhe të Bullgarisë, u dakorduam me koordinuesit, që seanca të jetë sot, edhe pse ishim në dijeni se sot nuk është termini i rregullt”, sqaroi Xhaferi.
Në lidhje me atë që seanca nuk është caktuar në termimin e zakonshëm nga ora 11:00, por në orën 12:00, Xhaferi theksoi se kjo është bërë për shkak të takimeve tani më të caktuara protokollare të kryeministrit, ndërsa për vërejtjet se përveç seancës për pyetje të gazetarëve janë caktuar edhe dy seanca, tha se bëhet fjalë për seanca plenare në të cilat duhet të votohet vetëm me pikat e tjera nga rendi i ditës.
Për letrën e deputetit Veljanoski, kryetari i Kuvendit sqaroi se letra nuk është drejtuar siç parashikon Rregullorja për punë, por se nëse harmonizohen nuk kontestohet që letra të lëshohet nëpër procedurën parlamentare