Varshavë, 3 korrik – Samiti i gjashtë i shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit fillon sot në Poznjanj në Poloni, i cili kryeson me procesin. Në kuadër të samitit sot do të ketë forum, ndërsa nesër Biznes forum BE-Ballkani Perëndimor dhe forum të shoqërisë civile.
Procesi i Berlinit dhe Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor këtë vit do të mbahet deri më 5 korrik. Kjo është iniciativë e cila mbështet bashkëpunim rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe e plotëson politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
“Konferenca e organizuar në kuadër të Procesit të Berlinit paraqet platformë për dialogun evropian dhe bashkëpunim, e cila jep mbështetje për politikën e zgjerimit të KE-së”, deklaroi zëvendësministri i Punëve të Jashtme Shimon Shinkovski vel Senk.
Ai shtoi se integrimi i plotë evropian është i mundur vetëm nëse qytetarët përshihen në proces.
Në këtë proces janë gjashtë partnerë të Ballkanit Perëndimor, Komisioni Evropian, vende të veçanta të BE-së, institucione ndërkombëtare financiare, organizata ndërkombëtare dhe rajonale.
Polonia u përfshi në këtë proces në vitin 2018, ndërsa në vitin 2019 e kryeson atë proces.
Samitet paraprake u mbajtën në Vjenë (2015), Paris (2016), Tërst (2017) dhe Londër (2018).
Procesi i Berlinit është ngritur nga ana e Qeverisë gjermane në vitin 2014. Në konferencën e sivjetme, siç paraprakisht ishte paralajmëruar, do të marrin pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
Zëdhënësja e Qeverisë gjermane, Martina Fic të premten deklaroi se është paraparë edhe konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave të Polonisë, Mateush Moravijecki, të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të Bullgarisë, Bojko Borisov dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.